Shqipëria pa medalje

Sporti

Shqipëria pa medalje

Më: 6 gusht 2021 Në ora: 14:00
Shqipëria pa medalje

Shqipëria mbylli konkurrimin e saj në “Tokio 2020”, edicionin e 32-të të Lojërave Olimpike.

Në këtë Olimpiadë vendi ynë regjistroi rezultate të rëndësishme, siç ishin vendi i katërt me peshëngritësin Briken Calja, që është edhe pozicionimi më i lartë në historinë e Shqipërisë në Olimpiada apo arritja e finales me atleten Luiza Gega, që ishte një tjetër arritje historike.

Një paraqitje që sigurisht mund të konsiderohet pozitive, nëse i referohemi faktit se përfaqësoheshim nga një ekip modest olimpik prej 9 sportistësh, ku vetëm 3 veta udhëtuan drejt Tokios me normë olimpike.

Përtej paraqitjeve individuale të sportistëve si Briken Calja, Luiza Gega apo Erkand Qerimaj, të cilët mbeten heronj për atë çfarë kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin për flamurin kombëtar, edhe pas në “Tokio 2020” Shqipëria mbetet ndër të paktat shtete europiane që nuk njohin ende asnjë medalje olimpike, ndërsa radhitet poshtë shteteve thuajse krejt të panjohura në rang botëror, të cilat kanë popullsi prej vetëm dhjetëra-mijëra banorësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat