Në një vend të turpshëm ku kutërbon era e “WC”-ve... Flitet për Shqipëri

Sporti

Në një vend të turpshëm ku kutërbon era e “WC”-ve... Flitet për Shqipëri

Më: 1 gusht 2021 Në ora: 14:02
Në një vend të turpshëm ku kutërbon era e “WC”-ve... Flitet për Shqipëri

Tirana po bëhet gati për të pritur aktivitetin “Challengers U18” për djem, eventi europian i basketbollit të moshave. FIBA ia ka besuar vendit tonë sfidat e Grupit F, ku bëjnë pjesë Shqipëria, Kosova, Moldavia, Luksemburgu, Malta, Andorra dhe Gjibraltari, takime që do të luhen në sallën “Feti Borova” nga datat 3 deri më 8 gusht.

Disa ditë para startit të kompeticionit, përveç vështirësive për pjesën organizative për shkak se ndodhemi në kohë pandemie, Federatës Shqiptare të Basketbollit i ka dalë një tjetër telash. Mund të duket qesharake, por Tirana, kryeqytet me rreth një milion banorë nuk ka asnjë sallë sportive që mund t’i përmbushë 100% kushtet për zhvillimin e një ndeshjeje basketbolli sipas normave dhe rregullave të FIBA-sm shrkuan Panorama sport. 

Ndonëse e ndërtuar dhe e inauguruar vetëm pak vite më parë, salla “Feti Borova” nuk i plotëson kriteret. Kjo pasi në sallën e kryeqytetit mungon sistemi elektronik i 24-sekondëshit në tabela. Kjo ka bërë që federata t’i marrë tabelat borxh nga pallati i sportit “Dhimitraq Goga” në Durrës, në mënyrë që të ketë mundësinë e zhvillimit të aktivitetit.

Është vërtet për të ardhur keq që në vitin 2021 në Shqipëri infrastruktura sportive vijon të mbetet si në vendet e botës së tretë. Mjafton që shikojmë pallatin e sportit “Asllan Rusi”, tek i cili vijohet të mos vihet dorë prej vitesh, duke e kthyer shtëpinë e lojërave me dorë në një vend të turpshëm ku kutërbon era e “WC”-ve...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat