Galvez e Fernandez bënë një përmbysje të madhe

Sporti

Galvez e Fernandez bënë një përmbysje të madhe

Më: 31 korrik 2021 Në ora: 16:25
Galvez e Fernandez bënë një përmbysje të madhe

Sa vijnë e kalojnë ditët gjithnjë e më interesant bëhen Lojërat Olimpike.

Spanjollët Fatima Galvez dhe Alberto Fernandez bënë një përmbysje të madhe për të fituar medaljen e parë të artë në Olimpiadë në qitjen dyshe me piatel, pasi kjo kategori përfshihet për herë të parë në Lojëra.

Çifti spanjoll, goditi 41 nga 50 shënjestra në finale për të fituar artin në poligonin e Asakas.

Argjendi shkoi për skuadrën nga San Marino të përbërë nga Alessandra Perilli dhe Gian Marco Berti që shënjestruan 40, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës fituan medaljen e bronzit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat