Biles: Kjo është diçka që nuk e kisha besuar kurrë më parë

Sporti

Biles: Kjo është diçka që nuk e kisha besuar kurrë më parë

Më: 29 korrik 2021 Në ora: 13:39
Biles: Kjo është diçka që nuk e kisha besuar kurrë më parë

Gjimnastja amerikane Simone Biles, një nga ikonat e këtij sporti, e tërhequr nga gara një ditë më parë për shkak të problemeve psikologjike, ka reaguar sot në rrjetet sociale.

Ajo ka falënderuar të gjithë për mbështetjen.

“Dashuria dhe mbështetja që kam marrë orët e fundit më kanë bërë të kuptoj se vlej më shumë se sukseset e mia në sportin e gjimnastikës.

Kjo është diçka që nuk e kisha besuar kurrë më parë”, tha Simone Biles.

Atletja ka gati 10 vjet që dominon në këtë sport, duke fituar çdo medalje të mundshme në Olimpiada e botërore. Në mbështetje të saj kanë dalë të gjithë ikonat e sportit apo personazhe të politikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat