​“Tokio 2020”; Noti me Eda Zeqirin në 400 metra stil i lirë

Sporti

​“Tokio 2020”; Noti me Eda Zeqirin në 400 metra stil i lirë

Më: 25 korrik 2021 Në ora: 13:09
Eda Zeqiri

Pas pak çastesh pritet që garat në Lojërat Olimpike “Tokio 2020” t’i fillojë edhe notarja e Kosovës Eda Zeqiri.

Pas Distria Krasniqit, Drilon Ibrahimit dhe Majlinda Kelmendit, tani edhe notarja që është pjesë e ekipit olimpik të Kosovës Eda Zeqiri do ta fillojë “Tokio 2020” në disiplinën 400 metra stil i lirë.

Gara e 16 vjeçares nga Kosova pritet të fillojë me fillim nga ora 13:00 me orën tonë lokale.

Kurse në 20:00 me kohën lokale të Japonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat