Pas medaljes së artë, ja ku renditet Kosova në Lojërat Olimpike

Sporti

Pas medaljes së artë, ja ku renditet Kosova në Lojërat Olimpike

Më: 24 korrik 2021 Në ora: 18:35
Pas medaljes së artë, ja ku renditet Kosova në Lojërat Olimpike

Sot po zhvillohet dita e dytë e Lojërave Olimpike “Tokyo 2020”, me disa nga sportet që po zhvillohen, përfshirë xhudon.

E pikërisht në xhudo, Kosova sot e siguroi medaljen e artë falë Distria Krasniqit në kategorinë deri në 48 kilogramë.

Pas ditës së dytë në “Tokyo 2020”, Kosova renditet në vendin e katërt sa i përket medaljeve nga të gjitha vendet pjesëmarrëse.

Kina prin me katër medalje, tri të arta dhe një të bronztë, e ndjekur nga Japonia me një të artë dhe një të argjendtë. E treta është Korea e Jugut me një të artë dhe dy të bronzta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat