Ja kur është radha e Shqipërisë

Sporti

Ja kur është radha e Shqipërisë

Më: 21 korrik 2021 Në ora: 11:16
Ja kur është radha e Shqipërisë

Ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike “Tokio 2020” do të zhvillohet më 23 korrik (rreth orës 13:00 me orën shqiptare). Organizatorët e Olimpiadës kanë bërë me dije se parakalimi i shteteve pjesëmarrëse në këtë event do të bëhet në bazë të alfabetit japonez.

Për pasojë, Shqipëria do të parakalojë e 12-ta, pas delegacionit të Aruba dhe para atij të Argjentinës.

Një vend jo i zakonshëm ky për kuqezinjtë, që zakonisht janë ndër 5 vendet e para që parakalojnë (Albania, në gjuhën vendase Arubania).

Në total do të parakalojnë 206 delegacione olimpike. Sipas traditës, vendi i parë që parakalon është Greqia, ku janë zhvilluar Lojërat e para Olimpike. Më pas do të parakalojë ekipi i refugjatëve (i dyti).

Tri vendet e fundit që do të parakalojnë janë Amerika (do të organizojë Olimpiadën e vitit 2028 në Los Anxhelos), Franca, organizatore e Olimpiadës së ardhshme (Paris 2024) dhe Japonia (vendi organizator).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat