SHBA me 613 sportist në “Tokio 2020”

Sporti

SHBA me 613 sportist në “Tokio 2020”

Më: 15 korrik 2021 Në ora: 15:46
SHBA me 613 sportist në “Tokio 2020”

Drejtuesit e Komitetit Olimpik të Shteteve të Bashkuara, kanë konfirmuar se ekspedita amerikane do të numërojë 613 sportist, të cilët do të garojnë në Lojrat Olimpike në Tokio.

Me këtë rast, ekspedita amerikane në Tokio, është e dyta për nga numri i sportistëve që merr pjesë në Olimpiadë, pasi që ekspedita olimpike në Atlantë, numëronte 648 sportist.

Ndryshe, me 329 sportiste dhe 284 sportistë, që do të garojnë në 44 disiplina, ekspedita e SHBA-s së bashku me atë të Kinës, janë shtetet pjesëmarrëse me më shumë sportist dhe sportiste në Lojrat Olimpike.

Kujtojmë se olimpikët amerikan në Rio de Zhaneiro në vitin 2016, ka arkëtuar 46 medalja të artë, 37 të argjendit dhe 38 të bronzit. Sportisti më i vjetër nga SHBA-të do të jetë Filip Duton në moshën 57 vjeçare, ndërsa sportistja me e re është notuesja Keti Grims, me vetëm 15 vjetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat