​Shala e Brahimi të bindur se Kosova do të rrëmbejë medalje në Lojërat Olimpike

Sporti

​Shala e Brahimi të bindur se Kosova do të rrëmbejë medalje në Lojërat Olimpike

Më: 12 korrik 2021 Në ora: 17:57
Foto ilustrim

Kosova do të përfaqësohet me 11 sportistë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020” dhe sot është bërë prezantimi i uniformave zyrtare me të cilat këta sportistë do të parakalojnë në ditën e hapjes së olimpiadës.

Më këtë rast presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës zbuloi detaje nga elementet përbërëse të uniformës dhe shtoi se KOK do të vazhdojë të punojë që të rritet numri i sportistëve që do të marrin pjesë në Lojërat Olimpikë në vitet e ardhshme.

Krasniqi: Uniforma përmban simbole dardane dhe ilire

“Ne e kemi pranuar një sasi të konsideruar të uniformave për ekipin olimpik edhe këto ditë e ardhshme presim të vijnë edhe uniformat tjera. Pra kualiteti i uniformave ka qenë mjaftë i mirë, siç edhe po e shihni këtu, kualiteti i mirë, kanë ardhur me kohë.... Dizajni siç po e shihni përmban krejt simbole shqiptare të dardanëve, ne fanellë mund ta shohim... që janë simbole të vjetra ilire, është hyjnesha në fron, siç po e shihni në fanellë edhe është vrapuesja ilire, apo vrapuesja e Prizrenit siç po e quajmë që është gjendur në Prizren. Pra jemi munduar si Komitet Olimpik ta prezantojmë shtetin tonë me simbolet më të vjetra tonat të cilat i kemi. Siç e dini Kosova merr pjesë me 11 sportistë, 11 atletë në Tokio 2020 dhe ky fakt na gëzon sepse ka pasur ndryshime pozitive sepse ne vitin 2016 në Rio kemi pasur tetë atletë edhe nga tetë atletët kemi pasur vetëm dy norma olimpike kurse sot i kemi 11 atletë dhe i kemi gjashtë normale olimpike dhe kjo na bënë të ndihemi mirë dhe të punojmë edhe më shumë që në të ardhmen të kemi edhe më shumë norma, edhe më shumë sportistë që do të marrin pjesë në Paris 2024.”, tha Krasniqi.

Mundësi Egzon Shala i cili është njëri nga sportistët që do të garojë në Lojërat Olimpike, tha se janë duke u përgatitur tash e gjashtë muaj intenzivisht dhe se pret që Kosova të futet së paku në zonën e medalje në Tokio.

Egzon Shala: Presim që të futemi së paku në zonën e medaljeve

“Unë si përfaqësues i sportistëve kisha dashur ta falënderoj shumë kryetarin dhe Komitetin Olimpik për këtë uniformë kaq të bukur sepse është hera e parë që ne jemi duke udhëtuar në një garë kaq të rëndësishme me uniformë kaq të mirë edhe dizajni si dhe më e mira është që i ka simbolet tona të lashta ilire kështu që besojë që edhe rezultatet nuk mungojnë. Për sa i përket përgatitjeve, jemi duke u përgatitur që moti për këto gara. Vet fakti që edhe i kemi fituar shumë kualifikime për këto Lojëra Olimpike, kjo tregon se kemi mbështetje të madhe edhe nga Komiteti Olimpik që jemi duke u përgatitur në faza intensive tash e gjashtë muaj. Pritjet tona për këto gara janë që të futemi në zonën e medaljes. Shpresoj që do të paraqitemi shumë mirë dhe do ta paraqesim Kosovën sa më mirë që të jetë e mundur.”, tha Shala.

Ndërsa trajneri i boksit Besim Ibrahimi i cili punon me boksierën Donjeta Sadiku deklaroi se pritjet e tij janë që Kosova të stoliset me katër apo pesë medalje dhe se në të ardhmen të marrë pjesë në Lojëra Olimpike deri në 50 sportistë.

Besim Brahimi: Shpresojmë që në Tokio të stolisemi me katër apo pesë medalje

“Janë duke ecur përgatitjet mirë këtu, i falënderoj Komitetin Olimpik për përkrahjen që na e kanë dhënë neve si grup i boksit që jemi edhe pres që t’i sjellim medalje edhe prej Komitetit Olimpik, prej boksit, prej olimpiadës. Shpresojmë që të kemi aftë të gjithë që t’i marrim katër apo pesë medalje në të gjitha sportet. Këtë vit jemi rritur më shumë me sportistë, shpresojmë që në vitin 2024 të bëhemi 40-50 që të marrim pjesë me sportistë.”, tha Brahimi.

Ndryshe Komiteti Olimpik i Kosovës sot ka nënshkruar kontratë bashkëpunimi me klinikën “Olive” për katër vitet e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat