Kosova - në vendin e 10-të në ranglistën botërore

Sporti

Kosova - në vendin e 10-të në ranglistën botërore

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 17:07
Kosova - në vendin e 10-të në ranglistën botërore

Kombëtarja e Kosovës në paragllajdizëm është ngritur në vendin e 10-të në renditjen më të re të publikuar nga Federata Ndërkombëtare e Aeronautikës, sukses ky i madh për Federatën Aeronautike të Kosovës.

Garuesi ynë me renditjen më të mirë është Hizri Gubetini, i cili ndodhet i 17-ti në botë.

"Pas publikimit dhe freskimit të rezultateve nga FAI (Federation Aeronautique Internationale), Kosova është ngrit në vendin e 10-të në ranglistën botërore në disiplinën Paragliding Precizion.

Nder më të mirët nga kombëtarja e Kosovës prin piloti Hizdri GUBETINI, i cili rënditet në vendin e 17 në ranglisten botërore.

Falenderim për gjithë pilotët e Federates Aeronautike të Kosoves.

Shkëlqimi i tyre ne këtë disiplinë nuk do të mungoj edhe ne Kampionatin Botëror e cila do të mbahet në Tetor 2021 (Prilep - Maqedoni të Veriur)", njofton Federata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat