'“Kushtrimi' i fitoi tre medalje

Sporti

'“Kushtrimi' i fitoi tre medalje

Më: 20 qershor 2021 Në ora: 22:48
'“Kushtrimi' i fitoi tre medalje

Gjatë kësaj fundjave (19-20. 06. 2021) në Shkup është duke u zhvilluar Kampionati shtetëror të Maqedonisë në karate për kadet, junior dhe U21. Klubi i karatesë “Kushtrimi” nga Hasanbegu i Shkupit mori pjesë me gjashtë karateistë në individuale.

Rezulatet nga kampionati shtetëror në karate për Kadet, Junior dhe U21:

-Rudina Aliu, kumite jun. -53kg, vendi i parë
-Rexhep Rushiti, kumite, kad., -63kg, vendi i dytë
-Emir Ramadani, kumite, kad.-70kg, vendi i tretë

-Seid Ibraimi kumite kad. +70kg (pa plasman)

Më kata garon Medin Dema.

Rudina Aliu dominoi në kategorinë juniore -53 kg dhe me dy luftëra duke i mundur bindshëm kundërshtarët u shpall kampione për herë te katërt dhe siguroi vendin për pjesëmarje në Kampionatin europian që do të mbahet në Finlandë, gjatë muajit gusht.

Rexhep Rushiti, pas tre luftërave arriti në finale, por fatkeqësisht pësoi disfatë dhe u stolis me medalje të argjendtë. Kurse Emir Ramadani u stolis me medalje bronzi, pasi që rëndë u dëmtua nga referët.

“Jam i kënaqur nga paraqitja e sportistëve tanë, Rudina pas përgatitjeve intensive, gjitha mundin e valorizoi me medalje të artë. Edhe Rexhepi dhe Emiri ishin të mrekullushëm, por dëmtimi i referëve si dhe fati sportiv nuk ishte në anën e tyre sot”, thonë nga KK “Kushtrimi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat