Vdes sportisti i Kosovës

Sporti

Vdes sportisti i Kosovës

Nga: K.G. Më: 8 qershor 2021 Në ora: 13:39
Vdes sportisti i Kosovës

Federata e Pingpongut e Kosovës, me presidentin Jeton Beqirin, janë të pikëlluar me ikjen në amshim të veteranit Izet Korllaku.
“E nderuara familja Korllaku,

Te nderuar përfaqësues të KPP Hasan Prishtina, Me dhimbje dhe pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta te pingpongistit, trajnerit e veteranit te shquar Izet Korllaku.

Izeti ia kushtoi një pjese të jetës sportit, konkretisht pingpongut pas të cilit ishte i pasionuar së bashku me të gjithë ne. 
Atë e kishim mik të mirë, ishte njeri zemërgjerë, bujar dhe i afërt me të gjithë.

Ndarja e tij nga jeta do të le boshllëk të madh tek gjeneratat e reja dhe trajnerët, për të cilët ishte inspirim, se si me punë, përkushtim dhe edukate të lartë arrihen sukseset.

Ne emër të Federatës së Pingpongut të Kosovës i shpreh ngushëllimet me të sinqerta, familjes së tij, KPP Hasan Prishtina nga Vushtrria, miqve dhe gjithë dashamirësve të sportit të pingpongut”, ka shkruar në telegram ngushëllimin Jeton Beqiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat