Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Ismet Krasniqi, ka pritur sot drejtuesit e Federatës së Sporteve Universitare të Kosovës (FSUNK).
Drejtuesit e FSUNK-së, të udhëhequr nga kryetarja, Diellza Shaqiri – Kelmendi, uruan presidentin Krasniqi për marrjen e udhëheqjes së KOK-ut, derisa bashkërisht diskutuan edhe për mundësitë e bashkëpunimit mes KOK-ut dhe FSUNK-së.
I pranishëm në takim ishin edhe anëtari i Bordit Ekzekutiv të KOK-ut, Musa Selimi, njëherit anëtar i Bordit të FSUNK-së.
Aty u bisedua për shumëçka dhe sidomos për avancimin e sportit.