Teste para Olimpiadës

Sporti

Teste para Olimpiadës

Më: 30 mars 2021 Në ora: 12:54
Teste para Olimpiadës

Organizatorët e Lojërave Olimpike “Tokio 2020” kanë bërë me dije se duke nisur nga data 3 prill do të organizojnë 18 teste, për të parë se si po shkojnë përgatitjet për këtë event që nis më 23 korrik.

Këto teste do të vijojnë deri në maj, ku do të kryhet edhe një test general me një numër të limituar spektatorësh në Tokio, në sportin e atletikës.

17 nga 18 teste do të kryhen në Tokio dhe përfshijnë evente në disiplina të ndryshme sportive. Vetëm një test nuk do të kryhet në Tokio, në Saporo, ku do të organizohet edhe maratona.

Në këto 18 teste do të shihet se si do të aplikohen procedurat anti-Covid në organizimin e garave. Gjatë këtyre dy muajve do të kryhen teste në sportet e pushinës, sallave të mbyllura dhe atyre të hapura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat