Mësohet gjendja e Woods pas aksidentit të frikshëm

Sporti

Mësohet gjendja e Woods pas aksidentit të frikshëm

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 08:55
Pamje nga vendi i ngjarjes

Tiger Woods është zgjuar dhe ka reaguar pozitivisht pas operacionit në këmbë, të cilën e lëndoi rëndë në një aksident me makinë të martën në Los Angeles.

Aq i rëndë ishte aksidenti saqë 45-vjeçari – 15 herë kampion i botës ën golf – u desh të nxirrej nga makina nga zjarrfikësit dhe mjekët.

Ekipi i legjendës së golfit ka thënë se ai ka pësuar thyerje të rëndë në këmbën e djathtë dhe se operacioni ka shkuar mirë.

“AI (Woods) është zgjuar, po reagon pozitivisht dhe ka filluar ta marrë veten në dhomën e spitalit”, ka thënë ekipi i tij.

Woods ishte me fat që shpëtoi i gjallë, ka thënë Departamenti i Policisë në LA County.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat