Ferdinand Pal Gjini

Perkujtime

Ferdinand Pal Gjini

Më: 23 qershor 2016 Në ora: 01:03
Sot më 23.06.2016 u bënë 2 vite nga ndarja e më të dashurit tonë

Vëlla, dy vite pa prezencën tënde fizike por në çdo çast me Ty në mendje dhe zemër. Muajt e parë të vdekjes ishim në shok, a është e vërtetë dhe pas një kohe u përballem me realitetin e vdekjes tënde dhe më një dhimbje të madhe sa nganjëherë thoja po na mbyt mërzitja, s'kishte ilaç që na qetësonte , u mësuam të jetojmë me dhimbje, por më e vështira është që më ka kapluar malli për Ty , ndër kraharor zemra po më plas për të të parë dhe për ta dëgjuar zërin , sa herë shkoj për të fjetur lus Zotin të vish në ëndërr por rrallë të shoh.

Po më duket nuk don me u përpjekë me këtë jetë të pa besë as në ëndërr, ke gjetur qetësi dhe paqe në jetën e drejtë.
Ishe njeri i veçantë , i mrekullueshëm me virtyte njerëzore, shpirt engjëlli i pa djallëzuar besnik, i sinqertë, shpirtë luftari përpara padrejtësisë, kështu që të kushtoi me jetë. Lum ata që të njohën e mjerë të zitë që hynë në shoqërinë tënde dhe nuk deshën të të njohin se ja kishin shitë shpirtin djallit.

Muaji qershor ishte muaj plot gjallëri , por prej ditës që të morri është bërë i zi për mua dhe e mallkojë me shpirt, por ka një tragjedi çdo muaj i vitit u'a prift atyre të pa burra e pa pikë burrnije, tradhtarëve , frikacakët duke mos qenë të zotë të përparojnë , deshën të bëhen pasanik me gjakun e djemve të ri, eh shtrejtë e pagofshin.

Vëlla deri sa të më mbulojnë dërrasat për fytyrë për asnjë moment nuk kam për të harruar , gjithkund e lidhi me Ty, herë mërzitem , herë herë më duket që largoj mallin duke menduar se si rrinim bashkë , Pashki unë dhe ti Ferdinand.
Ferdinand , lotët e mi dhe të familjes tu bëfshin lumturi në parajsë. Pushofsh i qetë në jetën e drejtë.

Të kujtojmë me lot në sy dhe dhimbje në zemër: Motra Zoja, nipërit Eduardi, dhe Palush Qupi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat