Shpërthen sportisti më i mirë shqiptar i të gjitha kohërave: E pabesueshme, çka po shihja! Gjithë ky turp

Sport Plus

Shpërthen sportisti më i mirë shqiptar i të gjitha kohërave: E pabesueshme, çka po shihja! Gjithë ky turp

Nga: K. Goca Më: 3 janar 2023 Në ora: 16:29
Shaban Tërstena, në vitet e arta, në vitet e 80-ta

Kampioni olimpik në vitin 1984 dhe nënkampionin olimpik në vitin 1988, Shaban Tërstena, ish mundësi i mirënjohur, kritikon ashpër, se si është e mundur asnjë nxënës shqiptar të mos jetë më i miri!

Sportisti më i mirë shqiptar i të gjitha kohërave, ka pyetur: Kush është fajtor? 

“Kalendari sportiv për vitin 2023 është mjaft i pasur për sportistët tanë nga Maqedonia, të cilët do të garojnë në shumë kampionate botërore, evropiane dhe ballkanike dhe gara për norma olimpike.

Image

Vetëm po ju kujtoj para disa ditëve Agjencia për Rini dhe Sport i shpalli sportistët më të mirë për vitin 2022 në Maqedoni.

Pra, 68 vite me radhe shpallën sportistët më të mirë të vitit në Maqedoni, por atë mbrëmje unë si një kampion olimpik dhe sportist i shekullit, kurrë nuk kam qenë më i zhgënjyer me atë që përjetova. Thjeshtë e pabesueshme, çka po shihja dhe dëgjoja.

I bëj pyetje vetes se si është e mundur që nga 15 personalitetet e shpallura për sportistë më të mirë të vitit 2022 të mos ketë asnjë nxënës/e shqiptare prej të gjitha shkollave fillore dhe të mesme. Për sportistë jo se jo! 

E pra, gjithë ky turp dhe zhgënjim ju duhet ta dini vet se cili është  fajtor më i madh i këtyre mossukseseve Shteti apo sportistët.

Pra, të shohim këtë viti se kush është ai apo ajo sportiste, që do të sjellë medalje ari, argjendi dhe bronzi nga Kampionati Botëror dhe europian, apo ai që me aftësitë e tij sportive me djersën e tij do të fitojë normën olimpike për vitin 2024.

Vetëm t'ju kujtoj, se në kohën time si sportist shqiptar, jam betuar para Zotit dhe familjes time se nuk do të dorëzohem kur as këtë vit, as vitin e ardhshëm apo ndonjë vit tjetër, se do të stërvitem shumë fort dhe do të fitoj, dhe ju do të pësoni humbje dhe kështu ndodhi, fitova me krenari.

Çdo sportist duhet të mendojë pozitivisht me shpirtin e tij luftarak  për të fituar në vitin 2023... 

Dhe mos harroni në fund të vitit përsëri do të shpallen sportistët më të mirë për vitin 2023 në Maqedoni, varet nga ju sportistët, pra nga djersa, puna, sakrifica, fitore, medaljet europiane, botërore, ballkanike.

Pra në fund, rezultatet tregojnë se çfarë kanë arritur për 365 ditë të vitit sportiv”,  - ka shkruar Tërstena në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat