Në fundjavë garat e pingpongut

Zgjedhjet 2013

Në fundjavë garat e pingpongut

Më: 3 maj 2016 Në ora: 10:40

Në fund javë është paraparë që të zhvillohet java e katërt e kampionatit ekipor të Kosovës për vitin 2016. Garat do të zhvillohet të shtunën dhe të dielën, me 7-8 maj në Prishtinë duke filluar nga ora 10.00. Të shtunën do të zhvillohen garat në Ligen e Juniorëve, ndërsa të dielën garat në Superligë, në Ligën e femrave si dhe garat Ligën e parë. Gjatë kësaj fundjave do të zhvillohen xhirot e fundit të këtij sezoni, andaj edhe dashamirët e pingpongut do të kenë mundës të shohin shumë lojë atraktive, e shumë ndeshje interesante.

Në ligën e Juniorëve do të kemi shumë ndeshje të forta e ndeshjet derbi pa dyshim është ndeshja ndërmjet dy të parëve, Kpp Prishtina I (J) vs Kpp Shkolla I (J), cili do të jetë kampioni i juniorve për sezonin pranveror?

Edhe të dielën do të kemi shumë ndeshje interesante, super derbi i kësaj jave pa dyshim është ndeshja ndërmjet Prishtinës dhe ‘Ahmet Hoxhes’, cili ekip do të vazhdoj pa humbje në superligë e me këtë edhe të merr titullin e kampionit për sezonin pranveror?

Në Ligën e Femrave, do të zhvillohen tri xhirot e sezonit pranveror, në xhiron e parë Prishtina do të përballet me debutueset nga Ferizaj, ndërsa Drita do të luaj kundër Shkollës. Derbi pa dyshim mbetet ndeshja ndërmjet Prishtinës dhe Dritës në xhiron e tretë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat