Përplasjet...

Zgjedhjet 2013

Përplasjet...

Më: 14 shkurt 2016 Në ora: 12:52

Përplasjet e fundit në distancë, mes akuzave dhe polemikave, nuk kanë mbaruar mes Stivi Frashërit dhe disa prej lojtarëve të Tiranës. Kur skuadrat po kryenin shkëmbimet e duarve, para se të niste ndeshja, u pa qartazi se Erando Karabeci, Edvan Bakaj dhe Erjon Hoxhallari e injoruan Frashërin.stivi Kapiteni dhe portieri, kur u afrua korçari, ulën direkt dorën, duke shmangur rrjedhimisht takimin. Vetë gardiani, i cili dje rikthehej si “ish” në kryeqytet, në një bisedë me gazetën deklaroi se nuk u befasua nga kjo pritje.

“Nuk u befasova, e prisja një gjë të tillë. Por dua të sqaroj se me Hoxhallarin isha takuar më herët dhe mendoj se ai nuk më dha dorën më shumë për inerci. Madje, kam bindjen se ata mund të kenë hapur dhe fjalë në ekip, që të mos më takonte askush, por kjo nuk ndodhi. Këto raste nuk më shënjojnë”, tha fillimisht Frashëri për këtë episod, ku u duk hapur një injorim mes lojtarëve, që prej afro një muaji kanë nisur një “luftë” të ftohtë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat