Ku e ka mendjen Spalleti, te Carpi apo te Reali!

Zgjedhjet 2013

Ku e ka mendjen Spalleti, te Carpi apo te Reali!

Më: 11 shkurt 2016 Në ora: 17:53

Roma është duke u përgatitur maksimalisht për sfidën e Champions League. Mirëpo, drejtuesit e klubit romakët thonë se vëmendja është për takimin e nesërm (20.45) ku luajnë në konak të Carpit. Futbollistët e Romës presin të dalin me tri pikë, por pas kësaj ndeshje me 17 shkurt do të ballafaqohen me Real Madridin, në takimin e parë të të tetës së finales së Champions League. Trajneri i Romës, Luciano Spalletti, thotë se nuk e ka mendjen te Reali. “Mendjet tona janë te Carpi. Kemi disa lojtarë të rikthyer dhe nesër do të vendosim për formacionin. Nëse ju mendoni për ndeshjet e ardhshme përpara të parës, atëherë gjithçka do të shkoj keq”, ka thënë Spalletti.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat