Edhe një gjigant në garë për Dybalan

Zgjedhjet 2013

Edhe një gjigant në garë për Dybalan

Më: 9 shkurt 2016 Në ora: 12:30

Në garë për talentin e Juventusit, Paulo Dybala hyn edhe Bayerni i Mynihut. Sulmuesi argjentinas bën pjesë në listën e dëshirave të trajnerit të ardhshëm të gjermanëve, Carlo Ancelotti. Lajmin e bën të ditur gazeta katalanase “Sport”, sipas së cilës lojtari amerikano-latin do të përplasë interesat e gjigandëve të Europës në merkaton e verës. Në këtë listë bën pjesë edhe Barcelona që planifikon një ofertë të majme për ish sulmuesin e Palermos. Në projektin e Ancelottit, Dybala do të ishte zgjedhja e parë në rast largimi të Leëandoëskit, i cili kërkon 18 milionë euro në sezon për të rinovuar kontratën. Në këtë mënyrë, Bayerni planifikon një lëvizje të menjëhershme pasi në rast se polaku do të shitet, atëherë për Juventusin do të jetë gati çeku prej 60 milionë eurosh, 20 më shumë se paratë e derdhura nga bardhezinjtë për ta shkëputur nga klubi siçilian vetëm disa muaj më parë.

Aktualisht, sulmuesi argjentinas është në kuotën e 13 golave në kampionat ku ka zhvilluar 23 ndeshje. 14 janë ndeshjet radhazi për Juventusin në kampionat dhe vetëm 2 pikët e diferencës që e ndajnë vendin e parë të Napolit me skuadrën torineze. Në këtë mënyrë, Bayerni beson verbërisht te aftësitrë e lojtarit shtatshkurtër dhe do të kërkojë të shfrytëzojë marrëdhëniet pozitive mes klubeve pasi vetëm disa muaj më parë, kampionët e Gjermanisë finalizuan blerjen e Vidal dhe Coman pikërisht nga Juventusi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat