Barcelona nuk ndalet, shkel edhe Levanten

Zgjedhjet 2013

Barcelona nuk ndalet, shkel edhe Levanten

Nga: K.G Më: 7 shkurt 2016 Në ora: 16:40

Skuadra e Barcelonës vazhdon me formën e mirë. Ata si mysafir e shkelën me rezultat 2:0 Levanten, në takimin e javës s 23-të në Kampionatin e Spanjës. Luiz Suarez realizoi gol, i cili ishte edhe i 20-ti për edicionin e sivjetshëm. Barcelona dominoi takimin pa asnjë problem dhe importoi tri pikë. Në minutën e 21-të, Navarro shënoi autogol, ndërsa Suarez vulosi edhe për fitoren 0:2 pikërisht në minutën e 90+2’. Barcelona kryeson me 54 pikë, por ka një takim më pak, kurse Atletico Madridi është në vend të dytë me 51 pikë dhe Levante është e fundit me 17 pikë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat