Dramë në hokej

Zgjedhjet 2013

Dramë në hokej

Më: 5 shkurt 2016 Në ora: 10:27

Një gol i Alex Ovechkin 3 minuta para fundit të ndeshjes i dha fitoren Washington Capitals, në NHL, me skuadrën kryeqytetase që triumfoi me rezultatin 3:2 përballë New York Islanders pas një ndeshje shumë të luftuar. Miqtë nga Nju Jork ishin ata që gnritën siparin e golave me një finalizim të Mikhail Grabovskit, që në peroidën e parë por TJ Oshie arriti të barazonte shifrat para fundit të sirenës. Në pjesën e dytë të lojës, Andre Burakovsky kaloi përpara Capitals, por Islanders nuk u dorëzua dhe në fillimin e pjesës së fundit të lojës realizuar me anë të Josh Bailey.

Në këto kushte ishte ylli i Washington ai që zgjidhi ndeshjen për të tijtë duke shënuar golin e 3:2, ekzaktësisht 2 minuta e 40 sekonda para fundit. Me këtë fitore, Washington ruan vendin e parë në Divizionin Metropolitan ndërsa New York vazhdon të renditet në vendin e tretë në këtë divizion.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat