Basha nis stërvitjet me ekipin e ri

Zgjedhjet 2013

Basha nis stërvitjet me ekipin e ri

Më: 4 shkurt 2016 Në ora: 19:17

Migjen Basha i është bashkuar Comos në stërvitje. Mediat italiane botuan foto e para të mesfushorit shqiptar me ekipin e ri. Basha iu bashkua skuadrës së Serie B në formë huazimi deri në fund të sezonit.

Sot në mëngjes ai është konfirmuar si afrim edhe nga Como, pas zyrtarizmit të djeshëm nga Luzerni, që zotëron kartonin e lojtarit.

Migjen Basha dëshiron të aktivizohet më shumë, për të mos humbur vendin në Kombëtare, që këtë verë do të debutojë në Kampionatin Evropian.

29-vjeçari e njeh mentalitetin e futbollit italian ku ka luajtur me disa ekipe, përfshi ato të Serisë A, ku deri sezonin e kaluar ishte pjesë e Torinos.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat