FSHF zyrtarizon rezidencën e Kombëtares për “Euro 2016”

Zgjedhjet 2013

FSHF zyrtarizon rezidencën e Kombëtares për “Euro 2016”

Më: 4 shkurt 2016 Në ora: 18:46

FSHF zyrtarizoi rezidencën ku do të akomodohet Kombëtarja Shqiptare e Futbollit gjatë misionit historik në “Francë 2016”.

Institucioni qeverisës i futbollit shqiptar bëri të ditur se gjatë fazës finale të Kampionatit Europian, Shqipëria do të qëndrojë nga data 6 deri në 23 qershor në Hotel L’Agapa SPA”, 5* Perros Guirec, Francet.

Shqipëria do të jetë në Francë 5 ditë para nisjes zyrtare të aktivitetit, siç kërkon në fakt rregullorja e UEFA-s për të gjitha ekipet pjesëmarrëse, ndërsa Federata ka menduar për të siguruar qëndrimin për një afat më të gjatë në rast se Shqipëria arrin të kualifikohet përtej fazës së grupeve në kompeticionin kontinental. Rezidenca e Kombëtares ndodhet në veriperëndim të Francës, në Perros Guirec të Bretagnës.

Bëhet fjalë për një lokalitet të qetë buzë Oqeanit Atlantik me popullsi prej 7200 banorësh, në një krahinë, e cila ndodhet 41 kilometra larg qytetit të Guingampit dhe pranë aeroportit të Lanionit, nga ku kuqezinjtë do të zhvendosen për të tre ndeshjet e grupit A, në Lens kundër Zvicrës, dhe më pas në Marseille për takimin me Francën e më pas në Lion ku do të ndeshen me Rumaninë.

Vendimi për të përcaktuar këtë vendqndrim është marrë pas studimit të disa opsioneve dhe konsultimit me trajnerin De Biasi në mënyrë që kombëtarja të ketë të garantuar kushtet maksimale për t’u fokusuar në misionin e saj në Francë 2016. Hotel “Agapa” me pesë yje, garanton komoditetin dhe kushtet më të mira, ndërkohë që Federata ka prenotuar edhe 3 hotele të tjerë në Francë, në Len, Marseille dhe Lyon ku skuadra jonë Kombëtare do të qëndrojë një ditë përapar dhe gjatë ditës së ndeshjeve me Zvicrën, Francën dhe Rumaninë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat