SHGSK: Me 4 dhjetor organizohet ‘Çmimi Ali Shala 2015’

Zgjedhjet 2013

SHGSK: Me 4 dhjetor organizohet ‘Çmimi Ali Shala 2015’

Më: 30 nëntor 2015 Në ora: 15:12

Shoqata e Gazetarëve Sportiv të Kosovës, të hënën ka mbajtur konferencë për medie. Kryetari i SHGSK-së, Arlind Grantolli dhe sekretari Arlind Sadiku kanë shpalosur agjendën e dy organizimeve, turneun e futbollit të vogël ‘Burim Hatipi’ dhe përzgjedhjen e gazetarit më të mirë të vitit ‘Çmimi Ali Shala 2015’.

Të premten më 4 dhjetor nga ora 10:00, fillimisht do të mbahen homazhe te varrezat e të ndjerëve Burim Hatipi dhe Ali Shala, për të nderuar këto dy figura që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në analet e gazetarisë sportive në vend.
Turneu i futbollit do të zhvillohet në të njejtën ditë, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë duke filluar nga ora 12:00.

Në të do të marrin pjesë 6 ekipe. Me pjesëmarrje do të na nderojnë Policia e Kosovës, Forca e Sigurisë së Kosovës, FC Prishtina, Komiteti Olimpik i Kosovës, ndërsa dy ekipe përbëhen nga gazetarë sportiv.
Gjashtë ekipet do të marrin nga një medalje të veçantë me figurën e shquar të të ndjerit Burim Hatipi, ndërsa fituesi i turneut do të stolisët me kupë.
Ndërsa ceremonia e ndarjes së çmimit “Ali Shala” fillon nga ora 18:00 dhe mbahet në hotelin “Sirius” në Prishtinë.

Me mirënjohje të veçantë për kontribut jetësor në gazetarinë sportive do të nderohen 13 doajenë. Nuk do të harrohen edhe figurat tashmë të ndjera që kanë vënë rrënjët e gazetarisë në Kosovë.

Në fund do të bëhet përzgjedhja e gazetarit më të mirë të vitit nga komisioni i përbërë nga pesë anëtarë me Xhavit Kajtazin kryetar. Fituesi do të shpërblehet me 300 euro.
Të ftuar në këtë organizim janë njerëz që kanë kontribuar për sportin nga të gjitha sferat.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat