Kobe Bryant ka zyrtarizuar tërheqjen

Zgjedhjet 2013

Kobe Bryant ka zyrtarizuar tërheqjen

Më: 30 nëntor 2015 Në ora: 10:54

Basketbollisti Kobe Bryant ka zyrtarizuar tërheqjen e tij nga basketbolli në përfundim të këtij sezoni. Pas 20 viteve në Nba të mbushura me suksese, 37-vjeçari ka vendosur të thotë stop pasi trupi nuk i përgjigjet më siç dëshiron ai. Ylli i Los Angeles Lakers e komunikoi tërheqjen e tij nëpërmjet një letre e cila u bë publike nga faqja “The Player Tribune”. “I dashur basketboll, jam gati të lë të ikësh shkruan Bryant në letrën e lamtumirës ose më saktë në poezinë e lamtumirës pasi fjalët që ka përdorur Kobe ngjasojnë më shumë me ato të një poezie. Black Bamba siç njihet ndryshe Bryant në përfundim të sezonit 2015-2016 të NBA do të jetë vetëm histori dhe të gjithë ata që duan të shijojnë ende magjitë e tij duhet ta bëjnë diçka të tillë nëpërmjet ekranit ose internetit pasi Kobe nuk do të zbresë më mbi parket.

Në letrën e tij të lamtumirës Bryant më tej shkruan: “I dashur basketboll, më ke bërë të jetoj ëndrrën time duke më shndërruar në një lojtar të Lakers-ave, dhe për këtë do të dua gjithmonë. Zemra ime mund ti përballojë akoma betejat, psikologjikisht mund ta administroj ende lodhjen, por trupi im e di që është momenti për të thënë lamtumirë. Ky sezon është i fundit që më mbetet për të luajtur”, nënvizon Bryant.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat