Nantes përgatiti befasi për Canën

Zgjedhjet 2013

Nantes përgatiti befasi për Canën

Më: 29 nëntor 2015 Në ora: 13:18

Drejtuesit e Nantes i kishin përgatitur një befasi të këndshme Lorik Canës para ndeshjes me Bastian, që përfundoi në barazim 0:0.

32-vjeçarit iu dhurua një kornizë ku ishte vendosur një fanellë me mbishkrimin “Cana 200″. Ky është numri i ndeshjeve të kapitenit të Kombëtares Shqiptare në Ligën e Parë franceze para sfidës së shtëpisë me Bastian.

Në fakt në prag të përballjes me Monacon, vetë mbrojtësi kuqezi paralajmëroi në adresën e tij në “Twitter” se do të luante ndeshjen e 200 në elitën e futbollit francez, një shifër kjo që e arrijnë vetëm futbollistët më cilësorë. Cana ka debutuar në Francë në radhët e Paris Saint-Germain, ku luajti deri në vitin 2005, duke shënuar 2 gola në kampionat në 69 ndeshje.

Më pas u transfrua tek Olympique Marseille, ku u aktivizua në 122 takime dhe shënoi 6 gola, për t’u transferuar më pas te Sunderland, Galatasaray dhe Lazio jashtë Francës. Nënshkrimi me Nantes shënon rikthimin e Canës në elitën e futbollit francez, ku zhvilloi të Shtunën ndeshjen e tij të 201.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat