Durrsakët janë skuadra që kanë sulmin e tretë më të mirë

Zgjedhjet 2013

Durrsakët janë skuadra që kanë sulmin e tretë më të mirë

Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 15:46

Teuta do të kërkojë këtë të shtunë fitoren e 4-t radhazi në kampionat kur të përballet në transfertën e Pukës me Tërbunin vendas. Skuadra e Gugash Maganit është surpriza e vërtetë e këtij sezoni në Kategorinë Superiore teksa pas 12 javëve të para mban vendin e tretë në kuotën e 23 pikëve. Djemtë e Detit po kalojnë një moment të shkëlqyer forme dhe përballë Tërbunit që është një prej 3 skuadrave më të dobëta të kampionatit i kanë të gjitha mundësitë për të marrë trepikëshin e radhës.

Me një fitore në stadiumin “Ismail Xhemali”, Teuta do të ngjitej në kuotën e 26 pikëve dhe duke ditur që Kukësi dhe Tirana kanë ndeshje shumë të vështira përballë Partizanit dhe Skënderbeut, durrsakët mund ta zgjerojnë edhe më tepër distancën në klasifikim me dy rivalët e momentit për vendin e tretë. Në fazën e parë Teuta e mundi me rezultatin 3:1 Tërbunin dhe do të synojë ta bëjë sërish një gjë të tillë edhe këtë të Shtunë.

Durrsakët janë skuadra që kanë sulmin e tretë më të mirë të kampionatit me 18 gola të shënuar, ndërkohë që Tërbuni është ekipi me mbrojtjen më të dobët, një tjetër e dhënë kjo që tregon për superioritetin e Teutës në krahasim me Tërbunin. Trajneri Magani ka në dispozicion për këtë sfidë të gjithë grupin e futbollistëve, por për të fituar ndaj formacionit të drejtuar nga trajneri italian Luigi Gargano, Teuta duhet të shfaqë të njëjtën formë në fushë si në tre ndeshjet e fundit. Për Djemtë e Detit asgjë nuk është e pamundur në këtë sezon.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat