Vllaznia, rikthehen të dëmtuarit

Zgjedhjet 2013

Vllaznia, rikthehen të dëmtuarit

Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 12:34

Në “Reshit Rusi” ndaj Flamurtarit objektivi i vetëm i Vllaznisë do të jetë fitorja.

Pas 12 javëve kampionat kuqeblutë renditen në vendin e fundit të klasifikimit me vetëm 5 pikë të grumbulluara, një pozicion ky që nuk i shkon aspak përshtat një emri të madh si Vllaznia. Skuadra shkodrane po kalon një moment shumë të keq forme pasi vjen nga 4 humbje radhazi, megjithatë disa lajme të mira për trajnerin e Vllaznisë, Armir Grima vinë nga infermieria.

Nga tre futbollistët që në ndeshjen ndaj Partizanit munguan për arsye dëmtimesh, 2 prej tyre janë riaftësuar plotësisht, ndërsa ka shpresa edhe për sulmuesin urguaian Sebastian Sosa. Mesfushori boshnjak Semir Hadzibulic dhe mbrojtësi Esin Hakaj i kanë lënë pas dëmtimet respektive dhe do të jenë gati për ndeshjen e kësaj të Shtune ndaj vlonjateve, raporton supersport.

Gjendja Hadzibulic, i cili në sfidën e “Reshit Rusit” përballë Teutës, pësoi një çarje në kokë është normalizuar dhe lojtari mund t’i japë një dorë Vllaznisë në sfidën me Flamurtarin takim në të cilin për shkodranët nuk ka rrugë tjetër veç fitores. Ndërkohë edhe mbrojtësi i majtë Hakaj e ka lënë pas gjendjen gripale dhe do të jetë i gatshëm për këtë sfidë. Dyshimi i vetëm për trajnerin Grima është sulmuesi Sosa, për të cilin do të vendoset vetëm në çastet e fundit nëse do të jetë pjesë e sfidës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat