Enrique po e mposht Guardiolan

Zgjedhjet 2013

Enrique po e mposht Guardiolan

Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 10:54

Ecuria fantastike e Luis Enriques me Barcelonën, ka bërë që të bëhet edhe krahasimi me trajnerin më të madh të këtij klubi, Pep Guardiolan.
Shumë njerëz mendojnë që Barcelona e Pep Guardiolas, është më e mirë pasi ka fituar dy Liga të Kampionëve dhe gjithçka në vitin 2009.

Por statistikat e thonë të kundërtën. Barcelona e sotme është ekipi më i fortë. Luis Enrique në stol, Rakitic në vend të Xavi dhe dy fenomeneve në sulm si Suarez dhe Neymar, mund ta kalojnë edhe ‘Ekipin e Pep’.

Edhe numrat e thonë këtë. Në 81 ndeshjet e para Enrique ka fituar 65, ka shtatë barazime dhe nëntë humbje, kundrejt Pep që ka 56 fitore, 17 barazime dhe 8 humbje.

Barcelona e Enrqiues shënon më shumë dhe pranon më pak. Ata kanë shënuar 224, ndërsa e Guardiolas 202. Ndërsa pranimi i golave është 62 në 65.

Enrique ka një përparësi pasi ka sulmin më të mirë në botë me MSN që ka shënuar 121 herë. Vetëm Bayerni ka shënuar më shumë 123 herë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat