Drejt Francës

Zgjedhjet 2013

Drejt Francës

Më: 8 tetor 2015 Në ora: 12:20

Tashmë faqet nëpër rrjetet sociale kanë bërë thirrje për qetësimin e gjendjes. Ja thirrja e plotë: Ka ardhur dita t'i tregojmë botës vlerat me të mira të mikpritjes Shqiptare, të qeverisë dhe vlerat europiane që ne mbartim si popull. Duhet ta ndryshojmë këtë opinion sepse NE nuk jemi huliganë, nuk duhet të lejojmë zemërimin të jetë më i fuqishëm se arsyetimi, nuk duhet të bëhemi te padobishëm për veten dhe qesharak para botës. Nacionalizmi nuk tregohet në fushë, por është zakoni i çdo Shqiptari që na krenon e na jep vlerat si popull. Ka ardhur dita që të mbështesim djemtë e jashtëzakonshëm të Kombëtares sonë dhe trajnerit tonë plot eksperiencë.

Data 8/10/2015 është një datë të cilën, ne si komb e si vend, do ta mbushim me solidaritet dhe do vendosim zemrën dhe fuqinë që na karakterizon për një hap drejt EURO 2016. Duhet të jemi të gjithë sëbashku për Shqipërinë, Kombëtaren dhe për njeri-tjetrin. SEPSE NE JEMI SHQIPËTAR... Edhe portali ynë bën thirrje për qetësimin e gjendjes si dhe tifozët e pranishëm sonte të jenë të qetë, duke brohoritur fortë për Kombëtaren tonë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat