Fitorja i takoi Prishtinës

Zgjedhjet 2013

Fitorja i takoi Prishtinës

Më: 7 tetor 2015 Në ora: 12:32

Sigal Prishtina e ka mposhtur Trepcën me rezultat 74:65 në kuadër të xhiros së dytë të Superligës së Kosovës në basketboll.

Ashtu edhe si në të kaluarën edhe kësaj radhe nuk ka munguar rivaliteti ndërmjet prishtinasve dhe mitrovicasve, ku këta të fundit nuk janë dorëzuar për asnjë cast duke luftuar deri në fund. Megjithatë në fund fitorja i takoi Prishtinës, e cila ka arritur deri te triumfi i parë në edicionin e ri garues, 2015/16, pasi në xhiron e parë ka qenë e detyruar të pushojë duke marr parasysh faktin se Kastrioti i Ferizajt është tërhequr nga elita e basketbollit kosovar në mungesë të mjeteve financiare.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat