Reagojnë ndaj Pallatit të Rinisë

Zgjedhjet 2013

Reagojnë ndaj Pallatit të Rinisë

Më: 6 tetor 2015 Në ora: 10:28

Shoqata e Gazetarëve Sportiv të Kosovës e kundërshton fuqishëm vendimin e fundit të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve i cili detyron klubet e sportit dhe mediat, që të paguajnë shuma parash për përcjelljen e aktiviteteve sportive. Kjo është e papranueshme sidomos për mediat. Kushtet që kanë gazetarët sportiv për përcjelljen e ngjarjeve sportive janë mjaft të vështira dhe nëse i shtohet edhe kjo kosto jo e logjikshme çdo mediumi, gazetarëve do t’i vështirësohej në masë të madhe veprimtaria e vet.

Ky vendim është totalisht në kundërshtim me politikën që është dashur të ndiqej, në këto momente kur komuniteti i gazetarëve është dashur të kishte liri të madhe të veprimit dhe kur sportit tonë i duhet më së shumti pasqyrimi i aktiviteteve në opinionin e gjerë. Në këtë mënyrë SHGSK bën thirrje që ky vendim të anulohet.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat