Massa është i lumtur me Williamsin

Zgjedhjet 2013

Massa është i lumtur me Williamsin

Më: 3 shtator 2015 Në ora: 14:47

Drejtuesit e skuadrës së Williamsit konfirmuan se kanë vazhduar me brazilianin Felipe Massan dhe finlandezin Valtteri Bottas edhe për edicionin e ardhshëm të Formulës 1. Ky është një lajm i mirë për tifozët e kësaj skuadre në prag të garës për Çmimin e Madh të Italisë. “Jam shumë i lumtur që do të vazhdoj këtu”, ka thënë Massa, për të cilin është sezoni i tretë me Williams. Sir Frank Williams, themelues dhe shef i skuadrës ka shprehur kënaqësinë e tij që ka vazhduar me këta pilotë: “Stabiliteti është gjëja kryesore nëse kërkon sukesin në Formula 1. Për të tretin vit radhazi do të kemi një nga dyshet më të mira në qarkullim dhe kjo na vë në një pozicion shumë të mirë”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat