Nuk largohet

Zgjedhjet 2013

Nuk largohet

Më: 31 gusht 2015 Në ora: 18:20

Sulmuesi i kombëtares do të luaj së paku një vit me skuadrën kampione qe merr pjesë edhe në Europa League.

Ndonëse ishte pritur largimi nuk ka ndodhur ashtu, Hamdi Salihi do të jetë pjesë e Skenderbeut të Korçës për edicionin 2015/16 të Kategorisë superiore dhe në Europa league, ku skuadra merr pjesë për herë të parë.

Lajmi bëhet i ditur nga drejtuesit e Skenderbeut nëpërmjet faqes së tyre në rrjetin social, Facebook.

Sulmuesi shkodran ishte afër kalimit në Izrael, por duket se çdo gjë ka marr drejtimin e kundër në minutat e fundit të afatit kalimtar, kur është gjetur akordi ndërmjet futbollistit dhe drejtuesve të ekipit kampion të Shqipërisë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat