Pritet të janë pjesë e garave evropiane

Zgjedhjet 2013

Pritet të janë pjesë e garave evropiane

Më: 31 korrik 2015 Në ora: 17:59

Më 31 korrik KE i FFK-së mbajti mbledhjen e vet të radhës nën drejtimin e Fadil Vokrrit kryetar, ku debatoi për shumë çështje me rëndësi në futbollin e Kosovës. KE analizoi përgatitjet për edicionin e ri të garave dhe konstatoi se ato pi rrjedhin sipas dinamikës së paraparë. KE kërkoi nga Komisioni për inspektimin e stadiumeve që të dalë sa më parë për të parë gjendjen e tyre dhe për të dhënë vërejtjet eventuale në përmirësimin e të metave dhe kështu stadiumet të jenë të gatshëm për kampionatin e ri.

KE do të ketë takim me drejtues të Policisë së Kosovës, që të bashkërendojë veprimet në fushën e sigurisë në stadiumet e futbollit që nga ndeshja e parë aq më parë kur në këtë kampionat do të kemi një monitorim të shtuar nga institucionet ndërkombëtare. Po ashtu KE u bënë thirrje klubeve që të jenë në nivelin e duhur organizativ dhe gjithë segmenteve tjerë për një mbarë vajtje të mirë të garave, sepse klubet i pret një punë e jashtëzakonshme në periudhën e ardhshme dhe edicionin e ri kur pritet që klubet të jenë pjesë e garave evropiane.

Po ashtu KE do të vazhdojë kontaktet dhe bashkëpunimin me UEFA dhe FIFA dhe në muajt në vijim pritet ardhja e ekspertëve të fushave të ndryshme për të mbajtur seminare të ndryshme, sidomos në ngritjen e kapaciteteve në klubet e futbollit. Për qenë në përputhje me aktet normative, KE i FFK-s në këtë mbledhje caktoi edhe datën për mbajtjen e Kuvendit të punës, i cili do të mbahet më 4 shtator në orën 17.00. Me këtë KE u jep hapësirë të mjaftueshme kohore, klubeve për përgatitje për kuvend.
KE i FFK-së miratoi edhe raportin financiar të FFK-së.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat