Kush e thërret Canën?

Zgjedhjet 2013

Kush e thërret Canën?

Më: 31 korrik 2015 Në ora: 12:24

Disa ditë më parë, drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare u shpreh se e ardhmja e Lorik Canës do të mësohej shumë shpejt por në klubin bardhkaltër nuk ka ende një komunikatë zyrtare. Skuadra romane është nisur drejt Kinës ku do të përgatisë finalen e Superkupës, por në avion me grupin nuk ishte i pranishëm mbrojtësi shqiptar që nuk ka zhvilluar asnjë ditë stërvitje me grupin e drejtuar nga Stefano Pioli.

Kapiteni kuqezi kërkoi disa ditë kohë për të qartësuar destinacionin e ardhshëm që me shumë mundësi do të jetë Katari. Faqja e specializuar lalaziosiamonoi vazhdon të këmbëngulë se pista më e mundshme për Canën është klubi i Al Jaish. Trajneri Sabri Lamouchi njohet prej kohësh me lojtarin shqiptar dhe ai dëshiron që Cana të jetë me çdo kusht pjesë e skuadrës së tij. Ata kanë luajtur bashkë te skuadra e Marseille dhe e njohin mjaft mirë njëri tjetrin, por bisedimet po zgjasin përtej çdo parashikimi pasi nuk është gjetur ende gjuha e përbashkët.

Aktualisht Cana përfiton rreth 1.7 milionë euro dhe ka ende edhe një vit kontratë me Lazion por klubi italian i ka premtuar se do ta lejë të lirë nëse ai gjen një destinacion të ri.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat