Ja për sa mijëra euro nuk marrin pjesë në Ligën Ballkanike!?

Zgjedhjet 2013

Ja për sa mijëra euro nuk marrin pjesë në Ligën Ballkanike!?

Më: 30 korrik 2015 Në ora: 15:55

Vllaznia e Shkodrës me shumë mundësi nuk do të marrë pjesë në Ligën Ballanike të basketbollit për arsye financiare. Skuadra kampione e Shqipërisë nuk ka fonde për të paguar 15 mijë euro që duhen për t’u regjistruar në këtë turne, që sezonin e kaluar u fitua nga Sigal Prishtina. Drejtuesit e Shoqatës së Vllaznisë kanë konfirmuar se nuk i kanë mjetet financiare për të marrë pjesën në Ligën Ballkanike, që një vit më parë u mundësua falë mbështetjes së Federatës Shqiptare të Basketbollit.

Këtë sezon, federata nuk ka ndërmend ta paguajë shumën që duhet për regjistrim, ndërkohë që edhe Bashkia e Shkodrës, për arsye të vonesave në konstituimin e këshillit të ri bashkiak dhe nisjes së punës nga kryetari i ri i Bashkisë nuk e siguron këtë shumë. Në këto kushte, pjesëmarrja është në dyshim për të mos thënë se ekzistojnë pak shanse që Vllaznia, për të dytin vit radhazi, të jetë pjesëtare e kësaj lige.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat