Kampioni shqiptar kërkon vëllanë e futbollistit të Chelseat

Zgjedhjet 2013

Kampioni shqiptar kërkon vëllanë e futbollistit të Chelseat

Më: 29 korrik 2015 Në ora: 18:59

Skuadra e futbollit Skënderbeu po lëviz fuqishëm në afatin kalimtar, madje duke parë që kalimi në grupe në njërën prej garave të kupave të Europës është thuajse një mision i kryer, Skënderbeu po nis që tani të hedhë grepat për përforcime me futbollistë të cilësisë së lartë.

Kështu siç raporton edhe “Panorama Sport”, kampionët e Shqipërisë i kanë bërë ofertë ekipit francez Sochaux për qendërmbrojtësin 21 vjeçar Lionel Zouma. Zouma ka luajtur edhe për Kombëtaren e Francës U-19. Ai ka edhe një vëlla më të vogël, Kurt që luan për Chelsea.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat