Gasol mbetet të Memphis

Zgjedhjet 2013

Gasol mbetet të Memphis

Më: 7 korrik 2015 Në ora: 13:47

Basketbollisti Marc Gasol mbetet edhe më tutje pjesë e ekipit Memphis Grizzlies. Ai ka rinovuar me ekipin, për çka ka gëzuar edhe tifozët e këtij kolektivit. Qendra më e mirë e edicionit të kaluar në NBA, do të firmosë kontratën që do ta lidhë me skuadrën nga Teneesee për pesë vitet e ardhshme. Gasol pjesë e kësaj skuadre është që nga viti 2008 dhe ka qenë prej më të mirëve. Nga marrëveshja e re shtatlarti spanjoll do të përfitojë në përgjithësi 110 milionë dollarë. Gasol ka një mesatare prej 17.4 pikësh për ndeshje, 7.8 kërcime dhe 3.8 asistime.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat