Rosberg mbizotëron në provat e lira

Zgjedhjet 2013

Rosberg mbizotëron në provat e lira

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 20:19

Piloti Nico Rosberg ishte më i shpejti në provat e lira në Çmimin e Madh të Britanisë së Madhe. Në renditjen përfundimtare të së premtes gjermani u rendit i pari pasi realizoi kohën më të shpejtë në të dyja sezonet, me Ferrarin që u fut ndërmjet dy Mercedësve me Kimi Raikkonen të dytin dhe Vettel të tretin para Lewis Hamilton që e mbylli ditën në vendin e katërt. Raikkonen tashmë e di që mund ti ketë orët të numëruara te Ferrari dhe ndoshta ishte ky reagimi i tij, finlandezi i mbylli të dy sesionet e provave të lira në Silverstone para shokut të skuadrës Sebastian Vettel. Problemi është se e premtja është dita që vlen më pak në fundjavën e Formula 1, ndërkohë që makinat e Mercedes duken ende të një tjetër planeti, sidomos me gomat e forta duke i lënë pas me më shumë se një sekondë makinat e tjera.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat