Eliminohet Hasani

Zgjedhjet 2013

Eliminohet Hasani

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 11:14

Fituesi i fundit, Gurash Hasani është mposhtur nga Besart Halimi në takimin çerekfinal të Dielli TEB Openit 2015. Befasia është shënuar në çerekfinale të turneut të tenisit, Dielli TEB Open 2015, kur kamioni aktual i Kosovës dhe katër herë fitues i këtij turneu, Gurash Hasani ka humbur në çerekfinale, raporton Sporti 1. Ai u mposht nga Besart Halimi, i njohur më shumë në opinionin e Kosovës si këngëtar, i cili e festoi fitoren me rezultatin 6:4, 3:6, 6:1. Në gjysmëfinale, Halimi do të takohet me Granit Bajraliun apo Mr Finalistin e këtij turneu i cili plotë shtatë herë ka qenë në finale.

Bajraliu përkundër problemeve me muskul të shpinës, ia doli të mposht Durim Morinën (6:3, 6:1). Në pjesën e poshtme të skemës së turneut, tenisti më në formë në Kosovë, Burim Bytyqi ishte më i mirë se Osman Reçica 6:3, 6:3 Bytyqi në gjysmëfinale takohet me Meldin Mustafin i cili ishte më i mirë se Sefer Jakupi (4:6, 6:4, 6:2). Gjysmëfinalet luhen të premten me fillim në ora 14:00. Rezultatet e xhiros e takimeve çerekfinale të Dielli TEB Open 2015 Granit Bajraliu - Durim Morina 6:3, 6:1 Gurash Hasani - Besart Halimi 4:6, 6:3, 1:6 Osman Reçica - Burim Bytyqi 3:6, 3:6 Sefer Jakupi - Meldin Mustafi 4:6, 6:4, 6:2

Orari i takimeve gjysmëfinale
Granit Bajraliu – Besart Halimi (e premten, ora 14:00)
Burim Bytyqi – Meldin Mustafi (e premten, ora 14:00)


Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat