Klubi Olympic Art nga Prishtina ka arritur të fitojë pesë medalje në turneu ndërkombëtar i taekwondos Bavaria Open 2015.Ky turne u zhvillua më 27/28 qershor në Nurnberg të Gjermanisë, teksa Olympic Art u përfaqësua nga 11 garues të cilët fituan dy medalje të arta dhe tre të bronzta.
“Ishte një konkurrencë shumë e fortë dhe në nivel. Pjesëmarrës ishin 400 garues nga shtete të ndryshme ku në mesin e tyre garuesit e klubit arritën t’i fitojnë 5 medalje. Mikpritja ishte shumë e mirë nga organizatorët dhe nga shqiptarët të cilët jetojnë në Gjermani i falënderojmë për përkrahje”, u shpreh trajneri Arsim Agushi, i cili ka falënderuar edhe sponsorin Blerim Krasniqi e
"Armbrust Gmbh M-TECH".
Medaljet:
1.Elda Zeqiri -57 kg e artë
2.Zani Bislimi +57 kg i artë
3.Jon Grajqevci -27 kg bronztë
4.Visar Uka -80 kg bronztë
5.Flamur Visoka -68 kg bronztë
Garuesit:
Elion Agushi -29 kg
Klos Vokshi -27 kg
Jon Lumi -35 kg
Eron Brahimi -43 kg
Arnis Agushi -41 kg
Kron Grajqevci -37 kg