Një shqiptar kampion me Suedinë

Zgjedhjet 2013

Një shqiptar kampion me Suedinë

Më: 1 korrik 2015 Në ora: 15:39

Suedia është kampione e Evropës në futboll për moshën e të rinjve apo deri në moshën 21 vjeçare, pasi që në finale ka mposhtur Portugalinë pas ekzekutimit të penalltive (4:3).
Pjesën e këtij suksesi e kanë shijuar edhe shqiptarët së paku ata që jetojnë në këtë vend skandinav, pasi që kanë dhënë një përfaqësues në këtë ekip, raporton Sporti 1.
Futbollisti Arbër Zeneli, ishte pjesë e ekipit kampion suedez. 20 - vjeçari i talentuar i cili është pjesë e ekipit të Elfsborgut, pesë herë ka qenë ndër rezervistët e Suedisë, por nuk është aktivizuar fare në lojë, megjithatë do të marr me vete medaljen e artë. Ai ishte lojtar i rëndësishëm i U-19 të Suedisë dhe vetëm tani është aktivizuar me U-21, kur ekipi ishte i komponuar nga kualifikimet duke mor përfituar rastin.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat