Neymar është lodhur nga zhurma

Zgjedhjet 2013

Neymar është lodhur nga zhurma

Më: 1 korrik 2015 Në ora: 12:49

Sulmuesi brazilian, Neymar, duket se i ka humbur nervat apo është i lodhur nga zhurma kaotike që ka shkaktuar transferimi i tij. Nga protagonist i padiskutueshëm i fushës së blertë prej shumë kohësh 23-vjeçari është kthyer edhe në protagonist të një çështjeje që ngjason me një sagë të evazionit fiskal dhe që kur kutia e pandorës është hapur në të janë përfshirë jo vetëm Santosi, Barcelona, Brazili por edhe vet Neymar dhe i ati i tij, me këtë të fundit që me anë të kompanisë që zotëron pranoi kompromisin e fshehtë prej 40 milionë Eurosh të ofruar nga katalanasit në mënyrë që i biri të mos kishte alternativë të dytë zgjedhjeje përveç Barcelonës “Puna ime është që të luaj futboll dhe unë e dua shumë punën time, ndaj nuk dua ta ngatërroj atë me asgjë.

Në lojën time nuk dua të përfshij asnjë lloj problemi. Jemi në pritje të vendimit të gjykatës dhe jam besimplotë se gjithçka do të përfundoj mirë. Jam i lodhur, i ngopur me të gjithë këtë. Më kë ardhur në majë të hundës, është një histori që më nervozon por mund të siguroj se e gjitha kjo asnjëherë nuk do të ndikojë në performancën time në fushë”, tha Neymar.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat