Shkarkohet Thibodeau

Zgjedhjet 2013

Shkarkohet Thibodeau

Më: 29 maj 2015 Në ora: 11:18

Tom Thibodeau nuk është më trajner i Chicago Bulls. Skuadra nga Illinois njoftoi shkarkimin e 57-vjeçarit, edhe pse Bullsat kanë arritur në playoff për sezone radhazi nën drejtimin e tij. Në këtë të fundit, Chicago u eliminua nga Cleveland Cavaliers në gjysmëfinalet e Konferencës së Lindjes, por kaq nuk ka mjaftuar për drejtuesit e skuadrës, të cilët e arsyetuan shkarkimin e trajnerit si të nevojshëm për një ndryshim.

Thibodeau, të cilit i mbeteshin edhe 2 vjet në kontratë me pagë 9 milionë dollarë, u shpall trajneri i vitit për sezonin 2010-2011, ndërsa shquhet për ndërtimin e skuadrave me karakter mbrojtës, por që shkëlqejnë edhe në sulm. Fërkimet kishin nisur kohë më parë, por pakënaqësia e drejtuesve ndaj tij siç shkruajnë mediat amerikane, arriti kulmin, pasi Chicago nuk arriti të mposhtë ekipin e Cleveland në playoff, edhe pse kundërshtarët vuanin nga mungesat e shumta.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat