Alba: Të dyja finalet do të jenë shumë të vështira!

Zgjedhjet 2013

Alba: Të dyja finalet do të jenë shumë të vështira!

Më: 28 maj 2015 Në ora: 15:29

Brenda shtatëve ditëve Barcelona ka dy finale! E para, me 30 maj kundër Athletic Bilbao, në ndeshjen e Kupës së Mbretit dhe e dyta, me 6 qershor për Champions League, ndaj Juventusit. Barcelona është kampion i ri në Spanjë, por synon kurorën e trefishtë gjatë këtij edicioni.

Jordi Alba ka bindje se të gjitha trofetë do t’i mbledhin në edicionin e sivjetshëm. “Nëse nuk arrimë suksesin e trefishtë ky sezon nuk do të ishte i dështuar për ne. Skuadra është e motivuar për të fituar fillimisht të shtunën (me 30 maj).

Edhe nëse nuk arrimë ta bëjmë një gjë të tillë ne do të japim maksimumin në fushë. Shpresoj dhe kam besim se do ta fitojmë Kupën e Mbretit por edhe Champions League-n”, tha Alba. “Të dyja finalet do të jenë shumë të vështira për ne. Ndaj Bilbaos luajmë në Camp Nou por ky fakt nuk mendoj se na favorizon.

Ne do të bëjmë gjithçka për të kënaqur tifozët tanë por përballë kemi një skuadër shumë të rrezikshme dhe asgjë nuk mund të merret lehtë. Athletic luan gjithçka për gjithçka dhe ne si Barcelonë duhet të zhvillojmë një ndeshje të madhe për ti mposhtur ata. Në lidhje me Juventusin dua të them që bardhezinjtë nuk janë vetëm Morata dhe Tevez, ata kanë në skuadër edhe shumë lojtarë të tjerë cilësorë dhe kuptohet se çfarë kundërshtari do të kemi përballë në Berlin””, ka thënë Alba, i cili premton maksimumin në dy finalet.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat