Kukësi kërkon trofeun e Kupës

Zgjedhjet 2013

Kukësi kërkon trofeun e Kupës

Më: 27 maj 2015 Në ora: 15:15

Kukësi është në kërkim të trofeut të parë në historinë e klubit teksa të premten ka mundësinë për të triumfuar në finalen e dytë radhazi në Kupën e Shqipërisë. Dështimi në finalen e kaluar ndaj Flamurtarit i hoqi mundësinë verilindorëve të kurorëzonin ëndrrën, për të cuar në qytetin e vogël trofeun e oarë të madh.

Megjithatë në skuadër nënkampionët e vendit kanë futbollistë që në të shkuarën kanë triumfuar në kompeticionin e dytë të rëndësishëm në vend. Plotë 5 futbollistë e kanë fituar në të shkuarën këtë trofe, të ndarë në kohë dhe në skuadra të ndryshme.

Kapiteni Rrahman Hallaci, sulmuesi Pero Pejiq dhe zv. trajneri Ivan Gvozdenoviq kanë qenë pjesë e Tiranës që në 22 majin e vitit 2011 triumfoi në finalen ndaj Dinamos të luajtur në Niko Dovana. Pejiq dhe Gvozdenoviq ishin pjesë e formacionit dhe luajtën për 120 minuta të plota, ndërsa Hallaci nuk arriti të fitonte konkurrencën për një vend në krah të mbrojtjes.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat