Me thirrje të FIBA-s

Zgjedhjet 2013

Me thirrje të FIBA-s

Më: 26 maj 2015 Në ora: 16:02

Koordinatori teknik në Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK), njëherësh edhe gjyqtari i basketbollit, Faton Kurshumlija prej 22 deri më 24 maj 2015 ka marr pjesë në Klinikën e FIBA Evropës për Instruktorë të referimit që është mbajtur në Freising të Gjermanisë.

Kjo ishte hera e parë për një gjyqtar nga Kosova që ka marr pjesë në një Klinikë të tillë. Kurshumlija e ka marr thirrjen e FIBA Instruktorit për Kosovë dhe tashmë pritet që këto njohuri t’ua transmetojë gjyqtarëve të tjerë në Kosovë. Në Klinikën e FIBA Evropës për Instruktorë të Referimit kanë ligjëruar emra eminent si: Carl Jungebrand, Ronnie Nunn, Davorin Nakiç dhe Alan Richardson. Temat e ligjërimit kishin të bënin me teknikën-mekanikën e tre gjyqtarëve, komunikimin, punën në grup, psikologjinë e sportit etj.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat